Reali e Barcelona për Neymar, Klopp futet skiç për ta rrëmbyer!

Futboll

Reali e Barcelona për Neymar, Klopp futet skiç për ta rrëmbyer!

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:07
Neymar

und të jetë një nga surprizat e merkatos së verës, por mund të ndodhë! Liverpooli mund të futet skiç për transferimin e Neymar në Angli. Një lajm disi i pabesueshëm duke parë cilësinë e sulmuesve që ka trajneri Jurgen Klopp përpara, por L'Equipe hedh bastin se braziliani mund të zgjedhë kampionatin anglez. 

Barcelona dhe Real Madridi e kërkuan me ngulm në verë, por asnjëri prej tyre nuk ia doli ta afronte. Ylli i francezëve do një rikthim në Katalunjë për shkak se ndihet më mirë atje, por drejtuesit kanë hezituar për ta rikthyer. Paraqitjet e tij me PSG-në nuk kanë qenë aspak të mira dhe të shoqëruara me dëmtime. 

Lojtari do të largohet nga kryeqyteti francez, prandaj po sheh mundësitë e tregut. Së fundmi, Liverpooli është futur në mes si surprizë dhe po mendon afrimin e lojtarit të PSG-së. Neymar ka shumë cilësi, por Klopp duhet të prishë sulmin me Mane, Firminho dhe Salah për afrimin e brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat