Cavani shumë afër kalimit në La Liga, Madridi destinacioni i tij i ri

Futboll

Cavani shumë afër kalimit në La Liga, Madridi destinacioni i tij i ri

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 19:06
Edinson Cavani

Edinson Cavani ka vendosur që të largohet nga Parisi.

Futbollisti uruguain nuk ka kaluar një sezon të mirë tek Parisi, duke luajtur shumë pak këtë edicion.

Andaj, Cavani ka vendosur që të largohet në drejtim të një skuadre ku do të gjente hapësira për të luajtur, shkruan Gazeta BLic.

Manchester United, Arsenali dhe Chelsea janë skuadrat nga Anglia që kanë shprehur interesim të madh, por siç duket Cavani ka vendosur që karrierën e tij t’a vazhdojë në La Liga.

Sipas El Mundo Deportivo, Cavani është i lidhur ngushtë me një kalim tek Atletico Madridi.

“Los Colchoneros” duan t’a shfrytzojnë këtë situatë të krijuar dhe t’a transferojnë uruguainin në “Wanda Metropolitana”.

Edhe Cavani, ka shprehur pëlqimet e tij për La Ligan edhe për faktin se është ligë në të cilën nuk ka luajtur më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat