Italia 3/4 – Atalanta vazhdon historinë, në mbrëmje mësohet skuadra e fundit që siguron 1/8-ën

Futboll

Italia 3/4 – Atalanta vazhdon historinë, në mbrëmje mësohet skuadra e fundit që siguron 1/8-ën

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 21:47
Pamje nga ndeshja

Atalanta është skuadra e tretë italiane që ka siguruar kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt, sukses ky i arritur për herë të parë në histori të klubit zikaltër nga “Bergamo”.

Castagne në të 68’tën e Pasalic në të 80’tën e Gosens në lojën shtesë, mjaftuan që djelmoshat e Gasperinit ta sigurojnë kualifikimin dhe t’i dërgojnë në delirium tifozët e klubit.

Ky ishte versioni më pak i mundshëm që u parashikua, pasi neroazzurëve i ndihmoi edhe humbja e Dinamos së Zagrebit nga Manchester City, 1-4. Përkundër faktit se do të përballen me një skuadër të madhe në raundin e ardhshëm, për klubin, qytetin, lojtarët dhe tifozët italianë dhe jo vetëm të Atalantës, kjo e arritur do të shënohet me shkronja të arta në librat e klubit nga “Atleti Azzuri d’Italia”.

Më poshtë edhe renditja përfundimtare tabelare, derisa kujtojmë se pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky duel.

FT Dinamo Zagreb – Manchester City 1-4

FT Shakhtar Donetsk – Atalanta 0-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat