Ibrahimovic te Napoli? Kjo është deklarata e Gattusos

Futboll

Ibrahimovic te Napoli? Kjo është deklarata e Gattusos

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:39
Gennaro Gattuso dhe Zlatan Ibrahimovic

Gennaro Gattuso, trajneri i ri i Napolit, ka folur edhe për afatin kalimtar dhe mundësinë që Ibrahimovic të transferohet te skuadra axurre, duke qenë se me Rinon ka miqësi prej vitesh.

“Nuk dua të flas për Ibrahimovic, Ronaldo apo Ronaldinho… Nuk dua të flas për merkaton. Me këto gjëra merren De Laurentiis dhe Giuntoli”, tha Gattuso.

“Unë këtu jam për të bërë më të mirën me grupin e futbollistëve që kam në dispozicion. Përgjegjësia është e madhe, por një si unë nuk ka frikë”, tha ai.

“Zhytem në një det të madh, e di, por do të përpiqem që të mos mbytem. Nuk dua të më thonë se çfarë ka ndodhur këtu, thashetheme dhe fjalë, dua të flas vetë me lojtarët, ta prek me dorë nëse ka ndonjë problem”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat