Simeone: Kualifikimi tutje, një hap shumë i madh për ne

Futboll

Simeone: Kualifikimi tutje, një hap shumë i madh për ne

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:50
Trajneri Diego Simeone

Atletico Madridi e ka siguruar kualifikimin për raundin tjetër në Champions League.

“Los Colchoneros” e mposhtën Lokomotiven e Moskës me rezultat 2 me 0.

Madrilienët përfunduan në pozitën e dytë në grup me plotë 10 pikë të arkëtuara.

Trajneri Diego Simeone është shprehur i kënaqur me lojtarët e tij, dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë më të njëjtën energji tutje.

“Ne duhet të vazhdojmë metë njëjtën energji. Ne kishim shumë nevojë për këtë hap” deklaroi Simeone.

Kujtojmë që ishte shumë i përfolur një shkarkimi i mundshëm i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat