Juve shpreson të vazhdojë kontratën me Higuainin

Futboll

Juve shpreson të vazhdojë kontratën me Higuainin

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 09:22
Juventus

Torinezët janë duke përgatitur një marrëveshje të re me sulmuesin argjentinas.

Sipas asaj që shkruan CalcioMercato, klubi italian dëshiron me çdo kusht ta mbajë sulmuesin argjentinas, i cili është duke kaluar në një formë të mirë që nga ardhja e trajnerit Sarri.

32-vjeçari është i lidhur me një transferim në River Plate, ndërsa kontrata e tij ekzistuese me klubin torinez skadon në vitin 2020.

Juventus gjithashtu në marrëveshjen e re kërkon të ul pagën e futbollistit argjentinas në 7.5 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat