Ibra po heziton, kuqezinjtë kontaktojnë “planin B” nga Juventusi

Futboll

Ibra po heziton, kuqezinjtë kontaktojnë “planin B” nga Juventusi

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:26
Mario Mandzukic

Ëndrra e Milanit për merkaton e janarit nuk është mister, ka emrin dhe mbiemrin e njërit prej më të mëdhenjve: Zlatan Ibrahimovic. Sipas “Corriere dello Sport”, megjithatë, edhe kandidatura e Mario Mandzukic është bërë, gjithashtu, aktuale te kuqezinjtë.

Hezitimet e gjigantit suedez, i cili akoma nuk e ka pranuar ofertën e klubit nga “Via Aldo Rossi”, do ta shtynte Milanin të vlerësonte profile të tjera alternative të sulmuesve ekspertë, që mund të jenë udhëheqës për të rinjtë.

Mandzukic është jashtë planeve të Juventusit, por me një kontratë deri në vitin 2021, prej 6 milionë euro neto në vit. 

Shifra të nivelit të lartë, të njëjta me ato, që kroati dëshiron të vazhdojë të luajë. Tashmë, ka pasur një kontakt mes Zvonimir Boban dhe numrit 17 të Juventusit, dy bashkatdhetarë, si edhe midis klubeve respektive.

Negociatat, që mund ta dërgojnë lojtarin e datëlindjes 1986 te Manchester United duket se kanë ngecur, kështu që Milani mund të mendojë të hyjë në lojë. Të dyja klubet e Serie A janë të lidhura edhe nga Merih Demiral, një lojtar që iu pëlqen shumë kuqezinjve, por për të cilin Juventusi ka kërkesa shumë të larta.

Pra, aksi Milano-Torino duket se do te jetë mjaft intrigues në merkaton e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat