E pabesueshme por Gattuso i refuzoi 18 oferta, pastaj e mori drejtimin e Napolit

Futboll

E pabesueshme por Gattuso i refuzoi 18 oferta, pastaj e mori drejtimin e Napolit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:15
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso i kishte refuzuar plot 18 oferta për punë, para se të vendoste për ta pasuar Carlo Ancelottin si trajner i Napolit të mërkurën.

Pas gjashtë muajve i papunë, ish-trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A për t’i ndihmuar Napolit të luftojë për t’u kthyer në top katërshe pas një fillimi të vështirë dhe zhgënjyese në ligë këtë sezon.

Gazeta italiane La Repubblica raporton se Rino i kishte refuzuar plot 18 oferta të ndryshme për punë gjatë këtyre gjashtë muajve.

Sipas të përditshmes italiane, Gattuso i ka refuzuar ofertat nga shumë klube, në mesin e të cilave janë edhe Valencia në Spanjë dhe dyshja italiane Genoa dhe Sampdoria.

Por Gattuso është tani i gatshëm për një sfidë të re si trajner i Napolit, të cilën do ta nisë këtë fundjavë kundër Parmas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat