Griezmann: Nuk u largova nga Atletico për të fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Griezmann: Nuk u largova nga Atletico për të fituar Ligën e Kampionëve

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:24
Antonie Grienzman

Në një intervistë për UEFA TV, pasi që Barcelona siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, Griezmann ka folur rreth largimit të tij nga Atletico Madridi.

Ai ka treguar se nuk e ka bërë një gjë të tillë për të fituar Ligën e Kampionëve, ose më shumë trofe.

“Nuk jam larguar nga Atletico për të fituar Ligën e Kampionëve ose ndonjë trofe tjetër më shumë. Unë u largova nga aty për të mësuar një stil të ri të lojës, filozofi tjera. Atletico mund të fitoj La Ligën dhe Ligën e Kampionëve çdo vit” është shprehur francezi.

Francezi u transferu për një shumë të madhe parash në Camp Nou, mirëpo transferimi i tij pati bërë bujë të madhe mediatike si dhe kishte acaruar marrëdhëniet mes dy klubeve të mëdha spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat