Ronaldo: Kundër Realit në finale? Do ta nënshkruaja që tani

Futboll

Ronaldo: Kundër Realit në finale? Do ta nënshkruaja që tani

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:11
Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të dëshironte një finale mes Juventusit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Portugezi ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, tek e cila skuadër është paraqitur për nëntë vite.

Pikërisht Real Madrid, janë kundërshtarët e mundshëm të Juventusit në 1/8 së finales.

Por, një përballje kundër Realit, Ronaldo nuk e dëshiron kaq herët, duke preferuar finalen.

“Reali janë një skuadër e jashtëzakonshme. Por nëse më pyetni mua, unë do të doja t’i takoja më vonë”, ka deklaruar Ronaldo.

“Në finale? Do të nënshkruaja tani për t’i takuar në finale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat