Katër shqiptarë në fushë në sfidën e Europa League

Futboll

Katër shqiptarë në fushë në sfidën e Europa League

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:44
Katër shqiptarë në fushë në sfidën e Europa League

Krasnodarin dhe Getafen i pret një duel jashtë ose brenda me barazimin që do të kualifikonte formacionin rus. Spanjollët janë të detyruar të fitojnë në shtëpi për të kaluar në turin tjetër, ku tashmë është kualifikuar Bazeli.

Për skuadrën ku luajnë Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova do të jetë një ndeshje pa presion ajo e sotmja në shtëpi kundra Trabzonsporit të Donis Avdiajt. Zviceranët nuk kanë nevojë për rezultat, teksa bonusi prej 1.2 milionë eurosh për fitore në Ligën e Europës është e vetmja shtysë për ekipin e drejtuar nga Marsel Koler. Me vetëm një pikë në pesë ndeshje në Grupin C, turqit i kanë larë hesapet me kompeticionin  europian dhe ajo në Zvicër do të jetë diçka më tepër se një shëtitje për të besuarit e Ynal Karamanit.

Pavarësisht prestigjit të ndeshjes, në fushë sot në orën 18:55 mund të zbresin plot katër futbollistë me gjak shqiptar pasi përveç Avdiaj, te Bazeli luan edhe Zhegrova që me sulmuesin e Trabzonsporit mban peshën e vijës së parë te Kosova.

Taulant Xhaka është një tjetër shqiptar, teksa edhe Kemal Ademi ka origjinë të dukshme shqiptare, pavarësisht se ka lindur në Gjermani dhe mban një pasaportë helvete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat