Vëllaznimi mezi ia doli të përmbyll këtë stinor

Futboll

Vëllaznimi mezi ia doli të përmbyll këtë stinor

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:11
Vëllaznimi mezi ia doli të përmbyll këtë stinor me bilanc mjaft të varfër

Stinori i porsapërfunduar, vjeshtor, i futbollit, ka qenë njëri ndër më të vështirit në historinë e veprimtarisë së klubit Vëllaznimi.

I përballur, si asnjë herë më parë, me probleme shumë të mëdha financiare, por edhe me probleme organizative e kuadrovike, Vëllaznimi mezi ia doli të përmbyll këtë stinor me bilanc mjaft të varfër. Bile, po të mos ishte sakrifica e futbollistëve, e trajnerëve dhe e stafit shumë të tkurrur të klubit, të cilët vazhduan të luajnë e të punojnë edhe pa paga, vjeshta ka mundur të jetë akoma më e varfër, bile ka mundur të rrezikohet edhe ndërprerja e përkohshme e aktivitetit të Klubit. Si do që të jetë, me një finish të suksesshëm (tri fitore radhazi), sa do pak u përmirësua përshtypja mjaft e zbehtë e vjeshtës.

Tash shtrohet pyetja – çka dhe si më tutje?! Edhe pse duket e pabesueshme dhe paradoksale, ekziston rreziku permanent që stinori pranveror të jetë akoma më i vështirë se ky i porsapërfunduari, vjeshtor!

Nëse kjo periudhë e pushimit dimëror, ose edhe më saktësisht, nëse deri në fund të këtij viti nuk arrihet të saktësohet statusi dhe të gjendet mënyra e financimit të qëndrueshëm të klubit, mund të ndodh që shumë nga futbollistët aktual, gjatë afatit kalimtar dimëror, të braktisin klubin, gjë që tashmë e kanë paralajmëruar.

Prandaj kujtojmë se është momenti që, të gjithë ata që e duan klubin dhe kanë mundësi të ndihmojnë, të angazhohen në këtë drejtim për zgjidhjen e statusit dhe gjetjen e mënyrës së financimit të qëndrueshëm të Vëllaznimit, për tu mos u bë edhe më keq se që ishte në vjeshtë!, reagon Vëllaznimi nga Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat