Interi interesohet për Rrahmanin

Futboll

Interi interesohet për Rrahmanin

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:25
Amir Rrahmani

Paraqitjet e shkëlqyeshme që po i shfaq me Veronën kanë bërë që “Nerazzurri” t’ia vënë syrin qendërmbrojtësit kosovar

Amir Rrahmani po shfaq stabilitet, siguri dhe pjekuri në mbrojtjen e Veronës.

Qendërmbrojtësi kosovar iu bashkua ekipit nga Serie A gjatë verës që shkoi pasi i kaloi disa sezone në futbollin kroat, në Lokomotivë dhe në Dinamon e Zagrebit.

Dhe, përfaqësuesi kosovar e nisi mjaft mirë aventurën italiane, duke qenë protagonist në mbrojtjen e Veronës.

Paraqitjet e tij kanë nisur t’ju bien në sy edhe gjigantëve të futbollit italian.

Në fakt, 25 vjeçarit ia ka vënë syrin Interi, shkruan “gianlucadimarzio.com”.

“Nerazzurri” e krahasojnë qendërmbrojtësin shtatlartë me futbollistin e tyre, Milan Skriniar.

Zikaltrit pritet ta nisin një ofanzivë për Rrahmanin gjatë verës së ardhshme.

Me siguri, deri në atë kohë, lideri i Serie A do të përballet me konkurrencë të fortë pasi numri i klubeve të interesuar për futbollistin kosovar do të shtohet.

Interi ndërkohë po e ndjek me kujdes edhe bashkëlojtarin dhe bashkëkombësin e Rrahmanit, Marash Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat