Zanetti: Ajo që ndodhi kundër Barcelonë duhet të na ndihmojë të rritemi

Futboll

Zanetti: Ajo që ndodhi kundër Barcelonë duhet të na ndihmojë të rritemi

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:28
Zanetti: Ajo që ndodhi kundër Barcelonë duhet të na ndihmojë të rritemi

Ajo që ndodhi kundër Barcelonës duhet të na ndihmojë të rritemi”, Zaneti: Murinjo dhe Konte nuk…

“Nga humbjet mësohet dhe ajo që ndodhi kundër Barcelonës duhet të na ndihmojë të rritemi. Më vjen keq për skuadrën, lojtarët dhe stafin, por një rezultat negativ nuk mund të hedhë në erë punën e bërë deri tani”. 

Kështu e motivon zëvendëspresidenti Havier Zaneti skuadrën e Interit pas humbjes me Barcelonën. Ai thotë se këta futbollistë po japin gjithçka dhe kundër katalanasve meritonin një tjetër rezultat.

“Janë duke dhënë maksimumin dhe e treguan diçka të tillë edhe kundër Barcelonës. Meritonim një rezultat ndryshe, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm të japësh maksimumin për të marrë fitoren. Jemi të bindur se puna e skuadrës po bëhet mjaft mirë. Konte? E shoh përditë sa i përkushtuar është bashkë me stafin. Është një profesionist i vërtetë dhe ka kulturën e punës.

Kështu mund të ndërtojmë gjëra të mëdha në të ardhmen”, tha fillimisht Zaneti. Ai foli për shanset që ka Interi për titullin kampion, por edhe për krahasimin Murinjo-Konte. “Skuadra duhet të punojë dita-ditës për të arritur objektiva të mëdhenj. Nuk më pëlqen të bëj krahasime mes trajnerëve. Të dy janë punëtorë dhe fitues”, përfundoi legjenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat