Talenti i madh i Shkëndijes

Futboll

Talenti i madh i Shkëndijes

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 16:06
Talenti i madh i Shkëndijes

Shkëndija U19 është shpallur kampion i sezonit vjeshtor në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Në 14 ndeshje të luajtura, kuqezinjtë e vegjël kanë shënuar 11 fitore, dy barazime dhe një humbje.
Kanë tubuar 35 pikë, katër më shumë se Rabotniçki i vendit të dytë.

Për këtë rezultat të shkëlqyeshëm të tyre meritorë janë futbollistët, stafi teknik në krye me trajnerin Mensur Jakupi dhe të gjithë të tjerët në klub.

E kur keni lojtarë të dalluar është e vështirë të ndash ndonjë prej tyre, megithatë kësaj radhe kemi veçuar talentin e madh Vahit Murati.

Ai është i lindur me 21 janar 2001.
Luan në rolin e sulmuesit.dhe sulmuesit të krahut. Është golashënues i ekipit me 18 gola në 11 ndeshje të zhvilluara, në katër të tjera ka munguar.
Gjatë këtij sezoni Vardarit, Pobedës dhe Eurosportit iu ka shënuar nga tre gola, kurse Pobedës si mysafir ia ka shënuar katër gola.

Ky është viti i tretë golashënues më i mirë i sezonit, në vitin 2017 ka realizuar 20 gola, kurse në sezonin 2018 shënoi 25 gola.
Është pranë ekipit të parë, pasi ishte në pankinë në ndeshjen kundër Rabotnickit për kupë.

Pas paraqitjeve fenomenale të tij, kryesia pritet që në janar ti ofrojë kontratë profesionale.

Murati është pjesë edhe e reprezentacionit U19 të Maqedonisë së Veriut, duke shënuar golin vendimtar prej 3-0 kundër Luksemburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat