Inter, zbulohet fjalimi i Zhang pas eliminimit në Champions

Futboll

Inter, zbulohet fjalimi i Zhang pas eliminimit në Champions

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 16:33
Steven Zhang

Steven Zhang, presidenti i Inter-it, ka kërkuar të ngrejë moralin e lojtarëve të Antonio Conte-s pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Barcelona-s, që ka sjellë eliminimin e zikaltërve nga Champions League.

Këto kanë qenë fjalët që Zhang jr u ka thënë lojtarëve mëngjesin e së mërkurës në Appiano Gentile, sipas Gazzetta dello Sport:

"Harrojeni rezultatin. Rruga drejt fitores është e gjatë, por jemi në rrugën e duhur. Duhet të ringrihemi menjëherë, ndiqni udhëzimet e trajnerit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat