Kosova e Prishtinës meriton respektin, klub që u aktivizua nga viti 1992 dhe që garoi në garat e Republikës së Kosovës, një kohë në grupin e Prishtinës në futboll, ashtu ishin të ndara grupet.
Kosova Prishtinës
Dhe fakti më interesant është se një kohë në klubin e futbollit Prishtina kanë qenë Nebih Zariqi, kryetar aktual i KHF Prishtina dhe Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ademi dhe Zariqi, të dashur apo të padashur, i deshëm apo nuk i deshëm, kanë dhënë shumë për sportin.
Si Ademi dhe si Zariqi, një kohë ishin së bashku në klubin e futbollit Kosova, ndërsa sot nuk janë aty.
Zariqi e udhëheq klubin e hendbollit Prishtina (femrat) dhe Ademi kryetar i FFK-së. Dikur bashkë, por sot a e kanë këtë dashuri sportive mes vete sikur atëherë? Këta dy protagonistë meritojnë medalje për kontributin që dhanë në sport.