Kështu nuk e keni pa Ismet Munishin! Kjo është porosia për gruan e vet

Futboll

Kështu nuk e keni pa Ismet Munishin! Kjo është porosia për gruan e vet

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:04
Ismet Munishi me grua

Ismet Munishi njihet si temperament, por në jetë private është një njeri zemërbardhë dhe human. Në sport nuk ta fal, mundohet me të mposhtur ose me ta nxjerr edhe “shpirtin”, por në jetën private është xhentëlmen dhe shumë i kujdesshëm për familje.

Image

Ismeti si gjithmonë i pashëm, simpatiku i futbollit. “Mas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë. E unë jam shumë me fat në këtë aspekt.

Duke e ndjekë suksesin dhe ambiciet e mia shumë herë e kam lënë anash familjen time.

Por për fat të mirë e kam një njeri që me kupton.

Image

Prandaj titullin e vjeshtës ja dedikoj familjes time për të cilët mundohem të jem baba dhe burrë i mirë por nuk e di sa ja kam arrit qëllimit. Por një gjë është e sigurt që ju dua forte dhe jeni gjithçka për mua”, shkruan Munishi në profilin e tij në facebook.

Munishi kur ishte trajner në Vushtrri (Llamkos), iu solli titullin e parë, tash me Ballkanin bëri historinë, kampion vjeshtor me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat