Interi kërkon mbrojtësin kosovar te Verona

Futboll

Interi kërkon mbrojtësin kosovar te Verona

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 18:19
Amir Rrahmani

Sipas asaj që shkruan “Gianluca di Marzio”, drejtuesit zikaltër janë takuar me ato të Veronas, për të biseduar për dy futbollistë: mesfushori afrikan Ambrabat, i cili është marrë me të drejtë blerje nga Verona te Brizhi për 3,5 mln euro. Vlera e tij, me sezonin që po bën, ka shkuar 15 mln euro. Por, emri tjetër në pjatë, është mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, që intrigon shumë pasi i ngjan Shkriniar në vitin e tij të parë në Serie A, kur erdhi nga Sampdoria. Ende nuk ka një shifër apo vlerë të Rrahmanit, por sipas asaj që është mësuar paraprakisht, vlera e mbrojtësit prek thuajse 8-10 milionë eurot për Veronan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat