A është Mehmeti portieri më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë? - Bota Sot
A është Mehmeti portieri më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë?

Futboll

A është Mehmeti portieri më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 19:40
Esat Mehmeti

Kosova gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj të sportit në të gjitha disiplinat.

Një emër i respektuar, asi ynë, që sot flasin për të me shumë emocione gjeneratat e vjetra është Esat Mehmeti, ish portier i dëshmuar federativ në ish Jugosllavi.

Image

KF Liria e asaj kohe, Mehmeti me fanellë të verdhë

Mehmeti kujtohet si portier i shkëlqyer në futboll, që i jepte siguri portës, ishte si ‘mur’ në portë.
Ai karrierën e nisi në klubin e futbollit Llapi nga Podujeva, që dha emra të mëdhenj të futbollit, nga Fadil Vokrri, Selatin  Vokrri, ish portieri Shukri Paçarada (që mbahet mend ndeshja e tij me Cërvena Zvezdën në Beograd, në pranverën e vitit 1987, kur u ndanë me rezultat 0:0, Paçarada kishte sa një qind duar, shokoi Marakanën), Avni Stublla, Ridvan Ymeri, Fadil Kodraliu etj.

Mehmeti ka pasur një karrierë të bujshme, në Trepçë të Mitrovicës, në Vardar të Shkupit, në Buduçnost të Pejës, në Liri të Prizrenit, pak shumë pak ishte edhe në Prishtinë etj.

Image

Disa në opinion thonë se Esat Mehmeti është portieri më i mirë i të gjitha kohërave, e vlerësojnë lartë kohën e tij. Ata që e kanë mbërri kohën e tij e thonë me plot kuptimin e fjalës, legjendë e futbollit, portieri më i mirë i të gjitha kohërave.

Krahas tij Kosova ka pasur mjaft portier të dëshmuar si Neshet Zhaveli, Shukri Paçarada etj. Mehmeti, një portier i papërsëritshëm, më i miri i të gjitha kohërave. Në kohën e tij ka qenë energjik, që besa edhe temperament por edhe një trim i madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat