Solskjaer: Ky është më miri që kam parë, ia kalon edhe Rooney

Futboll

Solskjaer: Ky është më miri që kam parë, ia kalon edhe Rooney

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 09:42
Sulmuesi Mason Greenwood

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur me superlative për sulmuesin 18-vjeçar Mason Greenwood, duke e konsideruar më të mirë se sa Wayne Rooney kur ishte në këtë moshë. Greenwood realizoi të enjten 2 nga 4 golat e fitores 4-0 të Manchester United ndaj AZ Alkmaar në Europa League.

“E kam thënë dhe e përsëris, ai është një kampion i ardhshëm. Dhe me shumë gjasa nesër do të shënojë akoma dhe më shumë gola. Ai është një golashënues i lindur, një kampion. Është natyral në lojën e tij, luan shumë mirë me të dyja këmbët. Duhet të përmirësohet vetëm në gjuajtjen me kokë”, tha Solskjaer.

“Kam parë shumë të rinj në moshën e tij, madje kam luajtur edhe me Rooney në atë moshë, por askush nuk është si Mason. Asnjë nuk është në nivelin e tij. Nuk kemi patur kurrë dyshime tek ai, ndaj nuk e lamë në formë huazimi”, tha Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat