Zbulohet klauzola sekrete e Guardiolës te Manchester City! - Bota Sot
Zbulohet klauzola sekrete e Guardiolës te Manchester City!

Futboll

Zbulohet klauzola sekrete e Guardiolës te Manchester City!

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 09:59
Pep Guardiola

Disa kohë më parë, Pep Guardiola rinovoi kontratën e tij me Manchester Cityn, me spanjollin që firmosi deri në vitin 2021. Deri këtu çdo gjë është në rregull, por së fundmi “Sportsmail” ka zbuluar një kluazolë sekrete në kontratë.

Në një nga pikat e kontratës thuhet se Guardiola mund të largohet në fund të këtij sezoni nga “Etihad Stadium”. Kjo klauzolë është vendosur me dakordsinë e të dyja palëve, si drejtuesve anglezë, po ashtu dhe trajnerit spanjoll. Ky i fundit u përfol dhe në fillim të këtij sezoni se mund të kalonte te Juventus, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Diferenca e madhe me Liverpool në Premier League dhe një dështim i mundshëm në Champions, mund të sillte pakënaqësi të mëdha në bordin drejtues të Cityt. Gjithashtu dhe Guardiola duket i lodhur nga Anglia dhe mund të ketë dëshirë të ndërrojë ambient. Të paktën kështu thuhet në mediat angleze, që çdo ditë e më shumë duken të sigurta për një largim të Guardiolës në fund të sezonit nga Manchester City.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat