Gattuso “përmbys” formacionin, mësoni nëse ka vend për Hysajn

Futboll

Gattuso “përmbys” formacionin, mësoni nëse ka vend për Hysajn

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:05
Gennaro Gattuso

Mbrëmja e parë e rëndësishme si trajner i Napolit për Gennaro Gattuso. Skuadra napolitane, në fakt, pasditen e së shtunës do të jetë në fushë kundër Parmës, në një ndeshje të vlefshme për javën e 16-të të Serie A. Për blutë do të jetë një fillim i ri, pas përfundimit të ciklit të Ancelottit, por edhe mundësia për t’u shfrytëzuar absolutisht, për të gjetur fitoren e munguar që nga mesi i tetorit në kampionat.

Ajo që do të shihet në “San Paolo” do të jetë një Napoli me formacion krejt të rinovuar. Në fakt, 4-4-2 i përdorur nga Carlo Ancelotti do të kalojë në 4-3-3. Ky i fundit është moduli, që aplikoi të enjten Gattuso në stërvitje, një zgjidhje që nuk parashikon ndryshime të mëdha në nivelin e emrave, por një disponim taktik shumë të ndryshëm.

Indikacionet e para mbi atë që mund të jetë formacioni startues i trajnerit të ri blu u dukën pikërisht të enjten kur, nën sytë e Aurelio De Laurentiis, u krye testi i kontrollit. Kundër Parmës, linja mbrojtëse para Meret mund të përbëhet nga Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly dhe Hysaj (i cili, më pas, gjatë testit të kontrollit, lëvizi në të majtë për t'i dhënë disi frymëmarrje Mario Rui, që luajti 90 minuta kundër Genk). Në mesfushë, lajmet më të rëndësishme do të kenë të bëjnë me Allan, i cili duket se do të vendoset në qendër të mesfushës, ndërsa Fabian Ruiz dhe Zielinski do të veprojnë në anët e tij.

Përpara, Callejon dhe Insigne do të rikthehen të luajnë nga krahët e sulmit, si pjesë e një “tridenti” që ka në majë Milik. Bazuar në provat e para, të kryera nga Gattuso, kjo duhet të jetë “paketa” e tij sulmuese.

Nëse është një kthim në të kaluarën për Callejon dhe Insigne (për ta ka më pak detyra mbulimi dhe më shumë shanse për të sulmuar zonën), për Milik është momenti i tij, sepse po shkëlqen dhe duhet të shfrytëzohet. Sipas indikacioneve të para, “alter ego”-ja e polakut do të jetë Fernando Llorente, ndërsa Mertens, përveç problemeve në trajnim, duhet të kthehet të veprojë si një i majtë i jashtëm (pra, në rolin e tij të vjetër), me Lozano, i cili, përkundrazi do të jetë alternativa e parë në të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat