Shifra rekorde

Futboll

Shifra rekorde

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 11:03
Shifra rekorde

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana që do të luhet sot në mbrëmje, do të shënojë edhe një rekord historik, që lidhet me numrin e lartë të tifozëve që do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit, transmeton SS.

Historikisht kjo përballje ka mbushur plot stadiumet, por këtë vit për herë të parë takimi do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, që ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh dhe që me shumë gjasa do të jetë i ezauruar tërësisht për sot në mbrëmje.

Siç njofton klubi i kuq, që është edhe organizator i takimit, deri pasditen e djeshme janë shitur plot 17 mijë e 500 bileta, një shifër kjo 2.5 herë më e lartë se ajo e raportuar paraditen e djeshme, ku ishin shitur rreth 7 mijë bileta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat