Sulmuesi francez është i pakënaqur tek Chelsea dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit. Interesim për ish-futbollistin e Arsenalit kanë shfaqur edhe Interi e Atletico Madridi
Olivier Giroud pritet të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi francez është i pakënaqur me minutazhën që po i ofrohet në “Stamford Bridge”, prandaj i ka bërë valixhet gati për t’u larguar.
Mirëpo, ish-futbollisti i Arsenalit mund të mbetet në Premierligë.
Në fakt, mediumi britanik “Mirror” shkruan se Crystal Palace është futur në garë për transferimin e përfaqësuesit francez.
Interesim për sulmuesin shtatlartë paraprakisht kishin shfaqur Interi dhe Atletico Madridi.
Giroud, nga ana e tij, është në kërkim të një ekipi ku do të mund të luante më shpesh pasi trajneri Frank Lampard po ka preferenca të tjera.