Cesc Fabregas e këshillon Barcelonën: Duhet që t’a transferoni Mbappen

Futboll

Cesc Fabregas e këshillon Barcelonën: Duhet që t’a transferoni Mbappen

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
Mbappe

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas e ka këshilluar Barcelonën që t’a transferojë Kylian Mbappe.

Fabregas beson se talenti francez, Mbappe, është ylli i ardhshëm i futbollit dhe Barcelona duket ta afrojë atë.

“Mbaj mend në mënyrë të përsosur ditën kur Lionel Messi arriti në ekip; ai nuk foli shumë, por luajti si dikush që nuk e shihni, ishte i pandalshëm”, ka thënë fillimisht Fabregas.

“Për të ardhmen do të zgjidhja Mbappen. Ai është e ardhmja e futbollit pasi të largohen Messi dhe Cristiano Ronaldo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat