Kukësi-Teuta, dueli ku synohet vazhdimësia

Futboll

Kukësi-Teuta, dueli ku synohet vazhdimësia

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:51
Kukësi-Teuta, dueli ku synohet vazhdimësia

“Babagjyshi i viti të ri“ duket se përpara se të nisej nga poli i veriut kishte përgatitur dhuratat për Kukësin, por ndoshta diku aty ne thes ka një shperblim edhe për Teutën.

Blutë kanë siguruar dy fitore të njëpasnjëshme dhe vijnë nga ai sukses mëse i merituar përballë Tiranës, kjo ecuri duhet të marrë një tjetër vërtetim kundër një skuadre që ndoshta ende llogaritet si rivale për titull, Teuta. Verilindorët nuk kanë humbur asnjëherë në takimet e ashtuquajtura në shtëpi kundër ekipit durrsak dhe kjo është një stastikë e cila mund të ketë një vlerë “psikologjike”. Trajneri Shpëtim Duro në javet e fundit ka patur mundësinë të punojë me grupin e plotë dhe kjo është reflektuar edhe në fushë ku blutë kanë shfaqur pamjen më të bukur.

Tashmë duket se po funksjonon treshja e Abazaj- Shkurtaj- Gavazaj dhe ata do të jenë epiqëndra e fazës sulmuese në sfidën e Elbasanit.

Në anën tjetër skuadra e mbretëreshë në ndeshjen kundër Skënderbeut rigjeti buzëqeshjen pas 5 takimesh dhe më shumë se sa zona europiane objektivi aktual i “djemve të detit” është vazhdimësia. Nuk do të jetë një duel i thjeshtë sidomos po të llogaritet fakti që Teuta vjen në këtë sfidë pa shërbimet e liderit e kapitenit Renato Arapi i pezulluar, ndërsa gjithashtu të skualifikuar janë edhe Albano Aleksi e Roni Gashi, megjithatë do të rikthehet Sherif Kallaku që është nje armë e rëndësishme në duart e Bledi Shkëmbit.

Durrsakët nuk e kanë përjetuar ende ndjesinë e një fitoreje në transfertë në këtë sezon, madje vetëm një herë kanë përjetuar emocionet e një goli jashtë, ai i Abdylit ndaj Partizanit në Selman Stërmasi , e mira është që ky trend negativ të ndryshojë përpara vitit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat