Guardiola reagon ndaj “The Times”

Futboll

Guardiola reagon ndaj “The Times”

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 17:32
Pep Guardiola

Ditën e sotme, “The Times” shkruante se klauzola e pranishme në kontratën e Pep Guardiolas i jep mundësi trajnerit spanjoll që të shkëputet nga Manchester City në kushte të caktuara, që në fund të këtij sezoni, pavarësisht se kontrata është e vlefshme deri në qershor 2021.

Në lidhje me këtë gjë, në konferencë për shtyp është pyetur edhe Guardiola, që i bezdisur ka kthyer përgjigje: “Nuk është e vërtetë! Kam folur për qëllimet e mia një javë më parë”, tha trajneri i Cityt që ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë gjatë në ‘Etihad Stadium’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat