Berisha i bashkohet Feronikelit

Futboll

Berisha i bashkohet Feronikelit

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 18:07
Berisha i bashkohet Feronikelit

FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha.

Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin.

Ilir Berisha rikthehet në futbollin tonë, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.

Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit.

Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras.

Ilir Berisha, luan mire në ajr, ai është i njohur edhe për nofken e tij “Air Berisha”.

Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën.

28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA, bëhet e ditur nga klubi nga Drenaasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat