Milner rinovon me Liverpool

Futboll

Milner rinovon me Liverpool

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 19:25
Milner

Veterani anglez i futbollit, James Milner, ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool.

Liderët e Premierligës, Liverpool, kanë mbyllur me sukses edhe një tjetër marrëveshje, pas asaj me Jurgen Klopp.

James Milner është njeriu që ka nënshkruar kontratën e re me ‘Reds’, pasi kontrata e tij po afronte me skadimin.

Milner, kontrata e së cilit do të skadonte në fund të këtij sezoni, ka vënë firmën e tij në rinovimin e kontratës.

Lojtari tashmë do të jetë pjesë e skuadrës nga ‘Anfield’ edhe për dy sezone të tjera.

Milner ka qenë një nga pikat kyçe të planeve të Jurgen Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat