Gëzohet Sarri, treshja e Juventus rikthehet për ndeshjen ndaj Udinese

Futboll

Gëzohet Sarri, treshja e Juventus rikthehet për ndeshjen ndaj Udinese

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka pranuar një lajm të madh para ndeshjes kundër Udinese.

Treshja e ‘Zonjës së vjetër’, Matthijs de Ligt, Douglas Costa dhe Rodrigo Bentancur do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Udinese.

Tre lojtarët janë stërvitur me 100% të tyre para ndeshjes që skuadra e luan në ‘Allianz Stadium’, gjatë së dielës.

Bentancur pësonte një dëmtim në humbjen 3:1 gjatë vikendit të kaluar ndaj Lazio, kurse Costa ka munguar për një pjesë të madhe të sezonit.

Në anën tjetër, Aaron Ramsey ka punuar i veçuar nga grupi, duke mos qenë në dispozicion për duelin e radhës.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e Sarri për formacionin e Juventus, në ndeshjen ndaj Udinese. Fitorja është gjëja e vetme në kokën e trajnerit italian, pas gabimit në javën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat