Roma synon transferimin e Hakan Calhanoglu

Futboll

Roma synon transferimin e Hakan Calhanoglu

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 23:56
Hakan Calhanoglun

Roma po synon ta transferojë Hakan Calhanoglun në kryeqytetin e Italisë.

‘Giallorossi’ synojnë të sigurojnë shërbimet e yllit turk, Calhanoglu, dhe për këtë janë mëse të vendosur.

‘Corriere dello Sport’ insiston se drejtori sportiv Ricky Massara dhe Gianluca Petrachi kanë mbajtur bisedime mbi një shkëmbim të mundshëm lojtarësh.

Calhanoglu thuhet se ka kërkuar kontratë të re nga Milan, dhe duket se nuk e ka me nxitim të largohet nga ‘San Siro’.

Roma dëshiron shërbimet e lojtarit, dhe për të janë gati të ofrojnë një nga emrat si Cengiz Under, Diego Perotti dhe Amadou Diawara.

Mesfushori ofensivë ka kontratë të vlefshme me Milan deri më 30 qershor të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat