Ylli i Juventus: Shorti i Champions-it? Shpresoj te një angleze

Futboll

Ylli i Juventus: Shorti i Champions-it? Shpresoj te një angleze

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 06:23
Ilustrim

Të gjithë presin me padurim shortin e 1/8-ave të Champions League, që do të hidhet të hënën në Nyon.

Mes italianeve akoma në garë është Juventus, që ka grumbulluar plot 16 nga 18 pikët që ka patur në dispozicion në fazën me grupe.

Për ecurinë e skuadrës në Europë, por edhe në kampionat, ka folur Mattia de Sciglio.

"Cilin ekip do të doja të shmangia? E vështirë të thuhet, nëse duam të arrijmë deri në fund, do të duhet të përballemi me të gjithë herët ose vonë. Do të më pëlqente të sfidoja një skuadër angleze, më pëlqen të luaj kundër tyre", ka thënë mbrojtësi italian për Sky Sport.  

Kampionati - "Kemi humbur vetëm një ndeshje dhe jemi dy pikë larg vendit të parë. Jemi akoma afër dhe zbresim gjithmonë në fushë për të fituar".

"Në Itali fitorja nuk është edhe aq e sigurt, çdo ndeshje është e vështirë. Inter, ashtu si Lazio, po tregon se është një konkurrentë për titullin".   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat