Ferguson, kundër ndryshimit: Është menduar vetëm për paratë

Futboll

Ferguson, kundër ndryshimit: Është menduar vetëm për paratë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 07:22
Ferguson

Një Super League mes skuadrave më të mira të Europës. Kjo është ideja që qarkullon prej disa kohësh në botën e  futbollit.

Kundër kësaj ideje ka dalë hapur ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson.

"Është një ide që nuk më pëlqen, e menduar vetëm për paratë. Nuk do të ishte tërheqëse për klubet e Premier League, që në këtë moment është kampionati më i mirë në botë, me të ardhura të rëndësishme ekonomike", ka thënë Sir Alex për Tyc Sports.

"Ndër të tjera, Champions-i është shumë tërheqës për lojtarët, trajnerët dhe tifozët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat