Këto janë katër destinacionet e mundshme të Mandzukicit

Futboll

Këto janë katër destinacionet e mundshme të Mandzukicit

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 10:05
Mario Madzukic

Sulmuesi veteran i Juventusit, Mario Madzukic, ka katër destinacione të mundshme gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kroati është i lidhur me një largim nga Torino, tash e një kohë të gjatë, pasi që humbi vendin e titullarit që nga ardhja e trajnerit të ri Maurizo Sarrit në verë.

Ka pasur shumë raportime të ndryshme nga mediat botërore, që Mandzukic do të transferohet në Premier Ligë, tek skuadra e Manchester United por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Por sipas raportimeve të fundit, të SkySport, ish sulmuesi i Bayern Munich mund të vazhdojë të ardhmen në Super Ligën kineze, ose në MLS, ose të qëndrojë në Serie A, tek Milan.

Manduzkic është pjesë e klubit torinez, që nga vera e vitit 2015, ku u transferua nga Atletico Madridi, për një shumë rreth 23 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat