Deklarohet Shaqiri, ky është lajmi i shumëpritur

Futboll

Deklarohet Shaqiri, ky është lajmi i shumëpritur

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 10:43
Deklarohet Shaqiri, ky është lajmi i shumëpritur

Xherdan Shaqiri ndihet 100 për qind i gatshëm dhe gati për ta ndihmuar Liverpoolin me pjesën e mbetur të sezonit.

Ai nuk ka qenë i disponueshëm për një kohë për shkak të problemeve me kyçin e këmbës, por u rikthye në fillim të dhjetorit duke startuar për herë të parë në një ndeshje në sezonin 2019/20.

90 minuta të mrekullueshëm kundër Evertonit, u shpërblyen me gol.  Sfida e radhës është të shtunën kundër Watford dhe Xherdan Shaqiri është gati për sfidat e radhës.

“Jam 100 për qind i gatshëm. Më duhej një apo dy javë për t’u stërvitur, jam mirë dhe i lumtur, ndihem mirë kështu që jam gati. Ndihem mirë, në formë dhe mendoj se e patë kundër Evertonit. Jam i lumtur që luajta dhe pata minuta, sepse kam qëndruar jashtë për një kohë. Isha i entuziazmuar që luajta nga fillimi dhe për këtë doja të bëja paraqitje të mirë.

Është e mrekullueshme të kthehem me gol në derbi, diçka që s’do ta harroj. Tani jam duke shikuar përpara për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë dhe shpresoj të luaj më shumë”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat