Liburni dominoi

Futboll

Liburni dominoi

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:08
Liburni dominoi

Në Palestrën Sportive "Shani Nushi" në Gjakovë, Liburni u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në Futsal pasi mposhti drenicakët e Drenica & Tradita me rezultat 5:1.

Liburni e dominoi parketin gjatë 40 minutave lojë dhe krijoi lojë të shkëlqyer, duke shënuar plot pesë herë në portën e Drenicakëve.

Golat për Liburnin i shënuan: Dobroshi (2 gola), Selimi, Mejzini dhe Selmanaj, të pestat gola spektakolare.

Në çerekfinale, Liburni përballët me fituesin e dyshes Jetoni - Rahoveci, ndeshje, e cila zhvillohet javën e ardhshme.

Liburni vitin e kaluar ishte fitues i Kupës, e edhe këtë vit rruga drejt titullit është shumë e sigurtë dhe besojmë fuqishëm në fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat