Napoli – Parma, sfida mund të shtyhet

Futboll

Napoli – Parma, sfida mund të shtyhet

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Ndeshja mes Napolit dhe Parmës mund të shtyhet.

Ndeshja e javës së 16-të në Serie A, italianë në mes të Napolit dhe Parmës, e paraprë të luhet sot me fillim nga ora 18:00, mund të shtyhet për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të stuhisë së mbrëmshe ne Napoli.

Mbula e sipërme e stadiumit “San Paolo”, duket se është dëmtuar dhe po inspektohet nga specialistët nëse përbën rrezik për tifozët.

Vendimi pritet të merret rreth orës 15:00, nëse kjo ndeshje do të zhvillohet sonte apo do të shtyhet për ndonjë datë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat