Hainer: Bayerni është tërësisht kundër këtij projekti...

Futboll

Hainer: Bayerni është tërësisht kundër këtij projekti...

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 15:05
Hainer: Bayerni është tërësisht kundër këtij projekti...

Presidenti i ri i Bayern Munchen, Herbert Hainer, i cili mori vendin e Ulie Hoenes, u pozicionua tërësisht kundër krijimit të Superligës Europiane, projekt që po nxitet fort nga presidenti i Juventusit dhe Shoqatës së Klubeve Europiane, Andrea Agnelli.

Në një intervistë për një gazetë të Mynihut, ish drejtori i Adidas, Hainer deklaroi se Bayerni është tërësisht kundër këtij projekti, pasi nuk dëshiron të nënvlerësojë kurrsesi Bundesligën gjermane.

“Pozicioni ynë është qartazi kundër Superligës Europiane, pasi jemi në favor të mbështetjes së Bundesligës.

Ne duam të fitojmë në Europë dhe për këtë ekziston Champions League, një format mjaft i mirë, që respekton edhe hapësirat e kampionateve përkatëse”, deklaroi Hainer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat