Owen tregon momente të veçanta gjatë karrierës së tij

Futboll

Owen tregon momente të veçanta gjatë karrierës së tij

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:03
Michael Owen

Michael Owen ishte një nga top-lojtarët e kohës së tij. Sulmuesi spikati shpejt në Angli, ndaj nënshkroi mjaft i ri me Liverpoolin. Pastaj, para daljes në “pension”, ai kaloi nëpër radhët e Real Madridit, Newcastle, Manchester United dhe Stoke City.

Tani, vite pas largimit nga fusha e blertë, ai rishikon karrierën e tij si futbollist. Nga  lëndimet, “Topi i Artë”, Madridi…

“Deri në moshën 20 vjeç, ndoshta isha një nga lojtarët më të mirë të moshës sime. Kjo vazhdoi për një periudhë, por dëmtimet më penalizuan. 23 vjeç isha tashmë në rënie. Kur njëra prej tendinave të thyhet, nuk je më i njëjti, kjo dihet. Kjo më ndodhi në moshën 19 vjeçare, por ia dola të fitoja “Topin e Artë” 21 vjeç”, shpjegoi ish-sulmuesi anglez në një intervistë për Carl Markham.

“Unë jam i kënaqur që luajta për Real Madridin, ishte një mundësi për të bërë diçka ndryshe. Shkuarja te Barcelona, ose Real Madridi ishte një shenjtërim për futbollistët. Pas kësaj, desha që gjërat të ishin ndryshe. Kam dashur të kthehem te Liverpool dhe të isha i lumtur përgjithmonë. Unë përfundimisht firmosa me Manchester United, i cili ishte opsioni më i mirë në atë kohë. Nuk kam turp për atë që bëra, edhe pse ka njerëz në “Anfield” që duan të më bëjnë të ndjehem në atë mënyrë. Asnjëherë nuk ishte ëndrra ime të luaja për Stoke, Manchester United dhe Newcastle, por ja që karriera ime mori këtë rrugë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat