Dortmundi bindshëm ndaj Mainzit

Futboll

Dortmundi bindshëm ndaj Mainzit

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:19
Dortmundi bindshëm ndaj Mainzit

Dortmundi kthehet me tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit. Verdhezinjtë e mposhtën me 0:4 Mainzin, në kuadër të Bundesliga I.

Në minutën 32-të, Reus nga rreth 16-17 metra godet me të parën dhe topi futet në këndin e poshtëm të majtë të portierit Zentner.

Në minutën e 66-të, Sancho shton epërsinë në 0:2, ndërsa pas tre minutave (69') Hazard nga rreth 16 metra shënon gol të bukur në këndin e epërm të djathtë, 0:3.

Në minutën e 84-të, Schulz i jep edhe një goditje vendasve, 0:4. Dortmundi është në vend të tretë me 29 pikë e Mainz i 14-ti me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat