Chelsea kokulur në ‘Stamford Bridge’

Futboll

Chelsea kokulur në ‘Stamford Bridge’

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:51
Chelsea kokulur në ‘Stamford Bridge’

Chelsea dështoi, humbja e dytë rresht në kampionat, kësaj radhe u mposhten si vendas përkatësisht në 'Stamford Bridge’ me 0:1 nga Bournemouth.

Për trajnerin Lampard është një humbje e rëndë, për faktin se i rrezikon shumë që ta humbasin edhe pozitën e katërt.

Në minutën e 86-të, Gosling nga afërsia shënon për 0:1, ndërsa lojtarët e Chelseat kërkuan pozitë jashtë loje por gjyqtari pranoi golin.

Chelsea është në vend të katërt me 29 pikë, kurse Bournemouth i 14-ti me 19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat