Gattuso: Këtu situata është ndryshe nga Milani, ja ku është ndryshimi!

Futboll

Gattuso: Këtu situata është ndryshe nga Milani, ja ku është ndryshimi!

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 11:46
Genaro Gattuso

Genaro Gattuso e nisi keq aventurën e tij të re me Napolin, që nuk po arrin të dalë nga tuneli i errët. Humbje 1-2 ndaj Parmës pasditen e djeshme, me trajnerin e ri që foli për mediat pas ndeshjes. Nga shumë pyetje, Gattusos iu bë dhe një paralelizëm me Milanin që ai drejtonte vitin e shkuar, me italianin që shpjegoi ndryshimin.

“Kjo skuadër ka qenë për 9-10 vite në vendin e dytë ose të tretë. Tani është e vështirë nën vërshëllimat e tifozëve. Nuk dua të flas vetëm për Insignen, pasi nuk ka luajtur keq vetëm ai. Ky ekip është ndërtuar për të qenë në vendet e para të klasifikimit. 10 minutat e para të ndeshjes e treguan mjaft mirë momentin tonë aktual.

Diferencat me Milanin e vitit të shkuar? Milani kishte prej 4-5 vitesh në probleme. Kjo që po ndodh këtu është diçka e re, e ndryshme nga ajo e Milanit. Në këtë ekip, këta lojtarë kanë shkruar faqe të rëndësishme të këtij klubi me rezultatet e viteve të fundit dhe kjo që po ndodh tani, nuk e kanë përjetuar kurrë”, përfundoi Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat