Man Utd mund të humb garën për Mandzukic

Futboll

Man Utd mund të humb garën për Mandzukic

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:30
Mandzukic

Manchester United mund të humb garën për shërbimet e yllit kroat, Mario Mandzukic.

United janë në kërkim të një lojtari me tipare ofensive, dhe një nga emrat në listë është edhe ai i Mario Mandzukic.

Mandzukic zgjoi interesimin e ‘Djajve të kuq’ edhe gjatë merkatos së verës, por një marrëveshje nuk u arrit.

United mund të dështojë edhe në janar, pasi sipas raportimeve të ‘Express’, është edhe skuadra e Dalian Yifang që interesohet për lojtarin.

Duket se skuadra nga Superliga e Kinës do të bëjë një ofertë më atraktive për lojtarin 33 vjeçar, i cili mund të fitojë shumë para në Kinë.

Anash Mandzukic, Manchester United kanë treguar interesim edhe për Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat