Paçarada asiston, baras me skuadrën e njohur gjermane 

Futboll

Paçarada asiston, baras me skuadrën e njohur gjermane 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:22
Djali i Shukri Paçaradës lë pa fjalë të gjithë në Gjermani

Sandhauseni si vendas barazoi me rezultat 1:1 në përballje me Hamburger SV, në kuadër të javës së 17-të të Bundesliga II.

Pikë e madhe për Sandhausenin e mbrojtësit Leart Paçarada dhe mesfushorit Besar Halimi.  Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës,  Paçarada, me Halimin patën përballë një ekip të fortë dhe që synon rikthimin në Bundesliga I. 

Djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, Learti me aq saktësi harkoi nga korneri dhe Aleksandr Zhirov me kokë shënon për epërsinë 1:0 pikërisht në minutën e 39-të. 

Paçarada u rikthye në formacioni pasi që javën e kaluar mungoi për shkak të kartonëve të verdhë.

Ai luajti tërë takimin, dha kontribut të madh së bashku me Halimin (u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 60'), ky i fundit u zëvendësua në minutën e 67-të. Në minutën e 75-të  mysafirët barazuan, duke shfrytëzuar një gabim të një lojtarit të vendasve në mesfushë dhe Hinterseer me një goditje të fortë e përtokë e mposhti portierin Fraisl, 1:1.  

Hamburger SV është në vend të dytë me 30 pikë, ka katër me pak se lideri Arminia dhe Sandhausen renditet në pozitën e nëntë me 23 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat