Djaloshi që po shkëlqen në Gjermani, i ka shënuar edhe Serbisë 

Futboll

Djaloshi që po shkëlqen në Gjermani, i ka shënuar edhe Serbisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:54
Djaloshi që po shkëlqen në Gjermani, i ka shënuar edhe Serbisë 

Në Gjermani ka një numër të madh të futbollistëve të talentuar shqiptar që po luajnë me sukses dhe një emër që po vjen në fushën e blertë është edhe Fisnik Asllani.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Fisnik Asllani, po shfaq lojëra të mira jo vetëm për ekipin e Union Berlinit U-19 por edhe për kombëtaren e Gjermanisë U-18.

Djaloshi po angazhohet maksimalisht dhe të martën që e lamë pas i shënon edhe Serbisë U-18.

Ai një periudhë ka luajtur për Kosovën U-17, por me 10 dhjetor u paraqit për Gjermaninë U-18 e cila në një miqësore pësoi humbje me 2:1 nga Serbia U-18.  

Asllani ka luajtur standard dhe kishte shënuar në minutën e 31-të për barazimin 1:1 por në fund pësuan me 2:1.

Asllani nga 13 ndeshje për Union Berlinin ka realizuar 13 gola apo mesatarja nga një për ndeshje.  
Fisniku dy ndeshje i ka luajtur për gjermanët dhe ka shënuar 1 gol dhe për Kosovën U-17 ka luajtur 5 ndeshje e ka shënuar 1 gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat