Barcelona projekton një rikthim të bujshëm

Futboll

Barcelona projekton një rikthim të bujshëm

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 15:09
Barcelona

E ardhmja e Ernesto Valverdes shihet gjithnjë e më shumë larg Barcelonës. Mediat spanjolle flasim për një largim të sigurt në fund të sezonit ndërsa prej kohësh po përpiqen të kuptojnë se kush mund të jetë pasuesi i tij. Mes emrave të shumë qarkullojnë është dhe një opsion i bujshëm, ai i Pep Guardiolës. Askush nuk do të ishte kundër këtij rikthimi, përkundrazi, ku lajm ka bërë që tifozët e Barçës të ëndërrojnë.

Në fakt, edhe e ardhmja e Guardiolës shihet lart Man.City, në këto kushte, natyrshëm që ermi i tij do të lidhej me klubin ku mori famë. Pep duket i dorëzuar në garën për të mbrojtur titullin kampion në Premier League ndërsa në Champions as ai e as opinioni sportiv nuk e shohin Man.City mes favoritëve. Guardiola ka vërtetuar se nuk lidhet gjatë me një ekip, në ishull flasin se ky është viti i tij i fundit në Premier ndërsa opsioni për një rikthim të mundshëm në Barcelonë po merr gjithnjë e më shumë kuota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat