“Iu bashkova Man Utd sepse Ronaldinho më tha se do të vinte aty” – Rrëfim interesant i ish anëtarit të ‘Djajve të kuq’

Futboll

“Iu bashkova Man Utd sepse Ronaldinho më tha se do të vinte aty” – Rrëfim interesant i ish anëtarit të ‘Djajve të kuq’

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 15:32
Kleberson

Iu bashkua Manchester United për të luajtur me Ronaldinhon, por kjo i doli një gënjeshtër.

Kleberson ka treguar një prej historive më interesante, ku ka bërë të ditur se ai u transferua te Manchester United për shkak të Ronaldinhos.

Lojtari ka bërë të ditur se asokohe dy skuadra donin shërbimet e tij; Manchester United dhe Leeds United. Zgjedhja e Kleberson ishte e lehtë, por u ndihmua shumë edhe nga Ronaldinho.

“Ishin dy skuadra të interesuara për mua: Manchester United dhe Leeds. Ishte zgjedhje e lehtë për mua, por kishte edhe një pjesë interesante rreth kësaj” ka thënë Kleberson.

“Isha me skuadrën kombëtare në Francë. Më kujtohet qartë: Isha me Ronaldinho dhe vëllain e tij. Ronaldinho më tha ‘Ata duan të na transferojnë të dy ne’. I thashë’ Në rregull, të shkojmë.”

“Isha i lumtur që ai po vinte me mua. U ktheva në Brazil dhe vazhdova negociatat me Man United, por pastaj Ronaldinho më mashtroi dhe shkoi të luante në Barcelonë. Ai më dërgoi në Manchester” ka shtuar tutje braziliani.

Kleberson ishte pjesë e skuadrës së Brazilit që fitoi Kupën e Botës 2002. Ai nuk pati kurrë sukses tek Man United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat