Zhgënjen Manchester Utd, triumfon Tottenhami i Mourinhos

Futboll

Zhgënjen Manchester Utd, triumfon Tottenhami i Mourinhos

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:54
Zhgënjen Manchester Utd, triumfon Tottenhami i Mourinhos

Manchester Utd dhe Everton treguan lojë jashtëzakonisht të mirë, sidomos vendasit dominuan, megjithatë takimi përfundoi me rezultat 1:1. Në minutën e 36-të, Lindelof shënon autogol dhe për epërsinë (0:1). Në minutën e 77-të, kur më së paku pritej Greenwood nga 16 metra godet fuqishëm e topi përtokë në këndin e majtë dhe 1:1. Manchester Utd është në vend të gjashtë me 15 pikë, ndërsa Everton i 16-ti me 18 sosh pas 17 jave në Premier League.

Tottenhami kthehet me tri pikë nga terreni i nxehtë i Wolves, duke fituar me 1:2. Futbollisti Lucas futet brenda 16-shit dhe nga një pozitë e vështirë, me një goditje të fortë shënon për 0:1 në minutën e 8-të.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 67-të, Traore shënoi gol të bukur. Ai  dërgon një goditje të fortë nga 17 metra dhe në këndin e epërm të portës së Tottenhamit, 1:1. Në fund të takimit, djelmoshat e trajnerit Jose Mourinho shënuan për fitoren e madhe 1:2 duke iu falënderuar Jan Vertonghen.

Tottenham renditet në vend të pestë me 26 pikë dhe Wolves është në pozitën e tetë me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat