Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (Pamjet)

Futboll

Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (Pamjet)

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 18:26
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka shfaqur nervozizmin e tij në fund të ndeshjes kundër Sivaspor, ku Fenerbahce u mposht me rezultat 3-1.

Sulmuesi nga Kosova u nervozua keq me shokun e skuadrës Ozan Tufan, në minutat shtesë të ndeshjes.

Arsyeja e nervozizmit ishte kartoni i kuq.

Tufan ia dha shiritin e kapitenit, por ai e hodhi në tokë dhe u fjalos me të.

Muriqi aktualisht është realizator i nëntë golave në Superligën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat